Gjatë fjalimit të tij përpara mbështetësve socialistë, në mbyllje të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama bëri dhe një parashikim me ironi të asaj që do të ndodhë më 11 maj dhe ditët pas.
Sipas Ramës, të dielën në mbrëmje Berisha do të shpallë fitoren, teksa të hënën do të lëshojë akuzat për vjedhje të votës, dhe të martën do të ftojë njerëzit në revolucion.
“Ky rrugëtim në Shqipëri ka qenë i bukur, nuk ka pasur ndotje akustike, përveç grumbujve me leshterikë të kënetës apo grushteve mes vetit. Ju kujtohet Luli me dritën e Shqipërisë së Re. Këtë herë përballë kishim bufin me kapelën e Trump. I kërrusur si shtrigani në Koncert në vitin 1936 me Latifin dhe me syrin e Qimit të qunit që do ta bënte oqeanin kos.
Bufi do falënderoj për fitoren në mbrëmjen e së dielës, do alarmojë për vjedhjen mesditën e së hënës dhe do të kërkojë revolucion mëngjesin e së martës. Latifi do të ikë andej nga erdhi, natyrisht më i pasur. Ai është i vetmi rrot same siç thonë kosovarët. Ndërsa ne do të marrim mandatin e katërt dhe nuk do të humbim asnjë ditë për Shqipërinë në BE”, tha Rama.