back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRama: Politizimi dhe borxhet e mëdha e çuan ujësjellësin në kolaps

Rama: Politizimi dhe borxhet e mëdha e çuan ujësjellësin në kolaps

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot krijimin e Operatorit Kombëtar të Ujit (OKU), një hap që sipas tij është i domosdoshëm për të shpëtuar sektorin e ujëjellësit nga politizimi, borxhet e mëdha dhe mungesa e ekspertizës.

Në një konferencë për shtyp, kryeministri theksoi se situata aktuale “nuk lë shpresë për përmirësim” dhe vuri në dukje problemet kryesore:

Borxhe të larta të grumbulluara nga ndërmarrjet e ujit

Politizim të stafit dhe mungesë ekspertize

Humbje deri në 70% në rrjetet e shpërndarjes në disa rajone

Rama evidentoi veprimet e qeverisë së tij, duke thënë se “janë bërë investime masive” dhe se situata është përmirësuar krahasuar me vitin 2013, kur vetëm 4 zona në Shqipëri furnizoheshin me ujë 24 orë. Megjithatë, ai pranoi se “nuk është mirë në raport me atë që ne duam”, duke nënvizuar se edhe Vlorën e ka gjetur papërgatitur për sezonin turistik.

“Vlora e nisi sezonin turistik në gjendje të papranueshme, ku në disa zona nuk kishte furnizim me ujë. Por kemi punuar dhe situata u përmirësua. Kemi probleme, të cilat presim t’i rregullojmë përmes OKU”, deklaroi Rama.

Operatori i ri synon të centralizojë dhe profesionalizojë shpërndarjen e ujit në të gjithë vendin, duke i dhënë fund modelit aktual të ndarë në zona me probleme kronike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat