back to top
15.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetRama u tërheq veshin deputetëve të tij/ Mesazhe të forta për grupin...

Rama u tërheq veshin deputetëve të tij/ Mesazhe të forta për grupin socialist

Pas një mbledhjeje që zgjati disa orë me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama foli për procesin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, por edhe për çështje të brendshme institucionale dhe politike, përfshirë godinën e re të Parlamentit.

Rama theksoi se është koha për të përcaktuar qartë hapat për ndërtimin e godinës së re të Kuvendit të Shqipërisë, duke e cilësuar këtë si një domosdoshmëri institucionale.

“Duhet të vendosim piketat për godinën e re të parlamentit të Shqipërisë”, deklaroi kryeministri.

Një tjetër theks i fortë i fjalës së tij ishte angazhimi i deputetëve në terren. Rama kërkoi që puna e nisur pas zgjedhjeve të vijojë dhe të artikulohet edhe më mirë, duke nënvizuar se distancimi nga territori nuk duhet të jetë një opsion për shumicën parlamentare.

“S’duhet dhe s’mund të jetë opsion ribraktisja e territorit për këtë grup parlamentar. 83 mandatet e kërkojnë këtë me një ngulm të panjohur më parë”, u shpreh ai.

Kryeministri shtoi se kjo forcë politike ka përgjegjësi të mëdha përballë qytetarëve dhe se objektivi kryesor është që në fund të vitit 2027 të dalë para votuesve me rezultate konkrete.

“Në fund të 2027 duhet të dalim para atyre që na votuan dhe t’u themi: e bëmë atë për të cilën na dhatë votën”, tha Rama.

Në lidhje me integrimin europian, ai theksoi se pas përmbylljes së negociatave, sfida e radhës do të jetë bindja dhe këmbëngulja që të gjitha vendet anëtare të BE-së të ratifikojnë anëtarësimin e Shqipërisë.

“Detyra tjetër është këmbëngulja që të gjitha qytetet e Europës të bëjnë ratifikimet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, përfundoi kryeministri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat