Dean Huijsen është lojtari më i ri i Real Madrid. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Real Madrid CF dhe AFC Bournemouth kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit Dean Huijsen, i cili mbetet i lidhur me klubin tonë për pesë sezonet e ardhshme, nga 1 qershori 2025 deri më 30 qershor 2030”, thuhet në njoftimin e Real Madridit.
Huijsen vjen nga Bornemouth. Për mbrojtësin kontratë 5-vjeçare, ndërkaq 60 milionë euro janë paguar për transferimin e tij.