back to top
31.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaReforma në drejtësi ende e pakonsoliduar/ Xhafaj hedh ekspertët mijëra eurosh në...

Reforma në drejtësi ende e pakonsoliduar/ Xhafaj hedh ekspertët mijëra eurosh në veprim

Komisioni i Posaçëm Anti-korrupsion e ka gati draftin mbi të cilin do të punohet për një prej komponentëve më të rëndësishëm siç është “Konsolidimi i reformës në Drejtësi”.

Kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj tha se dokumenti do të konsultohet edhe me ekspertë shqiptarë e të huaj dhe më institucione ndërkombëtare.

“Lidhur me Konsolidimi i reformës në drejtësi”. Kemi përcaktuar se një draft koncept do të konsultohet me grupin e ekspertëve të institucuoneve dhe me misionet ndërkombëtare që mbështesin sistemin e drejtësisë. Drafti procesin për analizën e komponentit 3, Shtylla III “Konsolidimi i reformës në drejtësi”, Shtylla e tretë është përmbyllur dhe konsultuar edhe me ekspertizën ndërkombëtare. Ruan të njëjtën linjë me progres raportet e miratuara në progress raportet e BE-së dhe po e sjellim këtu per miratim. Kryerja e këtij procesi është e domosdoshme për të relfektuar rekomandimet në progress raportet për Shqipërinë.

Janë 41 masa në udhërrëfyesin e shtetit të së drejtës dhe 59 masa që përcaktojnë rolin e kuvendin në udhërrëfyesin e funksionimit të instutcioneve demokratike. E dyta Kuvendi e ka të domosdoshme, që të kryejë kontrollin post-legjislativ. E treta, vete institucionte e drejtësisë kanë paraqitur nga 2022 e deri më tani kanë paraqitur propozime për ndryshime ligjore, janë rreth 140 amendamete të propozuara, përfshirë edhe ndryshime kushtetuese”, ka deklaruar Xhafaj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat