Drejtori për Ballkanin Perëndimor, Turqinë, Këshillin e Evropës dhe OSBE-në në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Reifenstuhl, në takimet e mbajtura me gjatë vizitës në Prishtinë, theksoi nevojën për të zbatuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese me qëllim që t’i jepet fund bllokimit në konstituimin e Kuvendit.
Po ashtu, Reifenstuhl është ndalur edhe te zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë për kryetarë të Komunave dhe Kuvende Komunale, ku bëri thirrje për ndaj të gjitha partive të cilat plotësojnë kriteret, që të marrin pjesë në zgjedhje.
Ambasada gjermane në Prishtinë njoftoi se Reifenstuhl përsëriti mbështetjen e plotë të Gjermanisë për përfaqësuesin special të BE-së për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Peter Sorensen, në përpjekjet e tij për të përmirësuar dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.
Drejtori për Ballkanin Perëndimor, Turqinë, Këshillin e Evropës dhe OSBE-në i Ministrisë së Jashtme gjermane, Michael Reiffenstuel gjatë vizitës në Kosovë u takua me një spektër të gjerë të udhëheqësve politikë të Kosovës, veçanërisht Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
Ai u takua gjithashtu me udhëheqësit e partive kryesore opozitare, Memli Krasniqi nga PDK dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së. Ai gjithashtu zhvilloi një takim me Komandantin e KFOR-it.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi disa ditë më parë që Kuvendi të zgjedhë kryetarin e ri përmes votimit të hapur dhe se ky proces duhet të përmbyllet brenda 30 ditëve.