back to top
27.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetRinumërimi rrëzon skemën/ Numëruesit e PD-së vodhën votat e kandidates së tyre...

Rinumërimi rrëzon skemën/ Numëruesit e PD-së vodhën votat e kandidates së tyre dhe i kaluan Çaushit të PS

Ndryshe nga Tirana, ku rinumërimi i votave nuk solli ndryshime në ndarjen e mandateve, në qarkun e Fierit situata rezultoi ndryshe. Një garë e ngushtë mes dy kandidateve të Partisë Socialiste në listat e hapura përfundoi me përmbysje të rezultatit dhe ndryshim të fitueses së mandatit të deputetit.

Zegjine Ccaushi, e cila ishte shpallur fituese pas rezultatit paraprak të 11 majit me një diferencë prej 64 votash ndaj rivales së saj, Maldrita Bardho, nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së re. Rinumërimi i kutive në qarkun e Fierit zbuloi se Maldrita Bardho kishte në fakt 10 vota më shumë sesa Caushi, duke i siguruar asaj mandatin për në Kuvend.

Ironikisht, Zegjine Ccaushi kishte qenë një nga figurat më të zëshme gjatë fushatës elektorale, shpesh duke bërë deklarata publike dhe video ironizuese kundër kandidatit të Partisë Demokratike në Fier, Gazment Bardhi. Ajo madje kishte marrë pjesë në trajnimin e organizuar nga PS për deputetët e rinj, e sigurt për fitoren e saj. Megjithatë, rinumërimi i votave rrëzoi këtë siguri.

Burime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëjnë me dije se gjatë numërimit të parë, Caushit i ishin shtuar 48 vota të pavlefshme nga gabime të numëruesve, ndërsa Bardhos i ishin hequr 26 vota. Kjo devijim u korrigjua pas rinumërimit zyrtar, i cili vendosi përfundimisht që mandati i takon Maldrita Bardhos.

Ky rezultat është një tjetër dëshmi e ndjeshmërisë së sistemit të listave të hapura, ku çdo votë ndikon drejtpërdrejt në fatin e kandidatëve brenda të njëjtës parti. Zegjine Caushi, pavarësisht entuziazmit elektoral dhe pranishmërisë mediatike, do të qëndrojë jashtë parlamentit për këtë mandat.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat