back to top
15.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizRita Ora shkëlqen në mbrëmjen e dedikuar grave në muzikë

Rita Ora shkëlqen në mbrëmjen e dedikuar grave në muzikë

Rita Ora ka tërhequr gjithë vëmendjen në mbrëmjen dedikuar grave në muzikë, organizuar nga ELLE UK në bashkëpunim me markën Fendi, që u mbajt të martën në Londër.

Këngëtarja 34-vjeçare u shfaq më elegante se kurrë me një fustan të gjatë prej lëkure ngjyrë kafe me dekolte të theksuar, të cilin e kombinoi me një çantë të verdhë të guximshme dhe këpucë të zbukuruara me gurë të çmuar.

Rita i shtoi finesë pamjes me vathë të artë dhe byzylykë të trashë, ndërsa flokët i kishte të mbledhura në një stil elegant që i nxirrte në pah tiparet, shkruan DailyMail.

Pas këtij paraqitjeje glamuroz në Londër, Rita vazhdoi me performanca elektrizuese në skena ndërkombëtare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat