back to top
11.5 C
Tirana
E mërkurë, 1 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetBota“Roja Lindore”/ Aleanca Atlantike vendos avionë e fregata në Poloni

“Roja Lindore”/ Aleanca Atlantike vendos avionë e fregata në Poloni

NATO ka njoftuar fillimin e një operacioni të ri ushtarak për forcimin e mbrojtjes në krahun lindor të Evropës, pas incidentit serioz të kësaj jave, kur një dron rus depërtoi në hapësirën ajrore të Polonisë.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte, tha se operacioni i koduar “Roja Lindore” (Eastern Sentry) do të nisë brenda pak ditësh dhe do të përfshijë asete ushtarake nga disa vende anëtare, përfshirë Danimarkën, Francën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë.

“Inkursioni ajror i së mërkurës ishte i rrezikshëm dhe i papranueshëm. Nuk ishte një rast i izoluar. ‘Roja Lindore’ do të shtojë fleksibilitetin dhe forcën tonë në terren, dhe do të dërgojë një mesazh të qartë: NATO është gjithmonë e gatshme të mbrohet,” u shpreh Rutte.

Gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, Komandant Suprem i Forcave Aleate në Evropë, deklaroi se operacioni do të jetë “fleksibël dhe i shpejtë”, duke përfshirë kapacitete të zgjeruara ajrore e tokësore, mbrojtje të integruar dhe shkëmbim të shtuar të inteligjencës mes vendeve partnere.

Asetet e përfshira sipas NATO-s:

2 avionë F-16 dhe një fregatë kundërajrore nga Danimarka,

3 avionë Rafale nga Franca,

4 Eurofighter nga Gjermania.

Fokusi kryesor i operacionit do të jetë në territorin e Polonisë, por Aleanca thekson se “ajo që prek një aleat, na prek të gjithëve”.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Polake ka publikuar pamje të një avioni francez A400 që transportonte armë për avionët Rafale në aeroportin Minsk Mazowiecki, duke konfirmuar vendosjen e aseteve në terren.

Polonia e ka cilësuar incidentin si një ndërhyrje të qëllimshme, ndërsa Rusia ka minimizuar ngjarjen. Autoritetet polake e kanë konsideruar këtë si rastin më serioz të shkeljes së hapësirës ajrore që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat