back to top
22.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizRrëfimi plot emocione i Xhensila Myrtezajt/ Artistja që triumfoi mbi vuajtjet e...

Rrëfimi plot emocione i Xhensila Myrtezajt/ Artistja që triumfoi mbi vuajtjet e jetës

Në emisionin “Mirëmbrëma Yje,” të moderuar nga Arbana Osmani, ishte e ftuar këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj.

Për artisten duket se ky vit nuk ka qenë mjaft i lehtë, pasi ka pasur projekte të shumta e pavarësisht punëve, ka pasur edhe një periudhë të vështirë për shkak të divorcit nga aktori Bes Kallaku.

E pyetur nga Arbana se cila ishte arsyeja e ndarjes, Xhensila u shpreh se:

“Mendoj se në çdo lloj marëdhënie shoqërore, intime apo familjare, ku veprat me fjalët nuk kanë shumë përputhshmëri, kur komunikimi humbet peshën e rëndësisë që ka dhe ka debate, bëhet toksike dhe e dëmshme për mua, për fëmijët dhe për të. Një vendim duhej marrë dhe unë mora vendimin tim.”

Një nga zërat më të mirë të skenës shqiptare, ka emocionuar me rrëfimin mbi divorcin e prindërve të saj.

“Ka qenë shumë më traumatike. Është një periudhë e rëndë e jetës sime. E di pse e dua shumë mamin dhe e vlerësoj, por në të njëjtën kohë dhe e gjykoj që nuk pati mundësinë që ti jepte fund asaj martese përpara se të ndodhte ajo që sytë e mi panë. Im atë nuk e pranoi divorcin nga ime më dhe nëse njerëzit mund të hulumtojnë mami im ka qenë rasti i asaj gruas që u plagos me 7 thika e humbi njërën nga duart dhe e gjitha kjo ka qenë një veoprim që është bërë në sytë e mi. Unë kam parë nënën time teksa therrej për këtë vendim dhe gjithmonë e kam ruajtur shumë këtë sekret. Nuk e di pse e thashë sepse nuk dua të lëndoj babain se jam e sigurt që ai është penduar për atë veprim që po bënte. Ishte nën efektin e alkoolit. Nëna ime e ka falur. Ai është babai im dhe këtë gjë se ndryshon asgjë në botë”, u shpreh Xhensila.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat