back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 12 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaRritja e të huajve në Shqipëri/ Qytetarët frikësohen për punësimin dhe të...

Rritja e të huajve në Shqipëri/ Qytetarët frikësohen për punësimin dhe të rinjtë

Prania e shtetasve të huaj në vendet e Ballkanit Perëndimor është rritur ndjeshëm vitet e fundit, kryesisht për arsye punësimi, por kjo lëvizje ka shkaktuar edhe shqetësime mes qytetarëve. Sipas të dhënave të vitit 2025 nga sondazhi SecuriMeter i Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal (RCC), shumë qytetarë mendojnë se punëtorët e huaj mund të ndikojnë në rritjen e papunësisë tek vendasit.

Shqetësimet në rajon

Më i theksuar ky perceptim është në Maqedoninë e Veriut, ku 47.1% e të anketuarve besojnë se punëtorët e huaj rrezikojnë vendet e punës. Pas saj vijnë:

Serbia: 44.6%

Kosova: 42.5%

Shqipëria: 41.4%

Mali i Zi: 39.8%

Bosnja dhe Hercegovina: 30%

Gjithashtu, shumica e qytetarëve mbështesin politika më të rrepta për imigracionin. Rreth 62.6% janë pro kufizimit të numrit të punëtorëve të huaj, ndërsa 56.5% mendojnë se ata duhet të lejohen të punojnë vetëm nëse vendet e punës nuk plotësohen nga vendasit.

Një tjetër shqetësim i theksuar lidhet me të rinjtë në Shqipëri: frika se përmbajtja online mund të ndikojë në radikalizimin e tyre është rritur nga 35.4% në vitin 2024 në 48.8% në vitin 2025.

Situata e të huajve në Shqipëri

Numri i shtetasve të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri ka arritur 27,514 persona në fund të vitit 2025, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë. Rreth 65% janë për arsye punësimi, ndërsa 15% për bashkim familjar. Krahasuar me vitin 2024, numri i të huajve është rritur me rreth 4,800 persona, ose 22%.

Shumica e të huajve janë nga Kosova dhe Italia:

Kosova: 6,076 persona (22% e totalit, +32% krahasuar me 2024)

Italia: 3,776 persona (14% e totalit, +75% krahasuar me 2024)

Viti 2025 ka sjellë edhe rritje të shtetasve nga India, Filipinet dhe Egjipti:

India: 2,399 persona

Filipinet: 2,213 persona

Egjipti: 2,007 persona

Ata punojnë kryesisht në sektorë si: shërbime, teknologji informacioni, bujqësi, hotele, restorante dhe punë shtëpiake. Rritje ka pasur edhe nga Turqia, SHBA, Mianmari, Kina dhe Nigeria. Vetëm nga SHBA numri i të huajve me leje qëndrimi u rrit me 164% krahasuar me një vit më parë.

Gjatë vitit 2025 janë përpunuar 19,321 aplikime për leje qëndrimi, 47% më shumë se në vitin 2024. Aplikimet e reja kryesohen nga shtetasit indianë dhe filipinas, ndërsa 65% e tyre janë për qëllime punësimi. Bashkimi familjar dhe studimet mbeten motive dytësore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat