Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me prindërit dhe mësuesit në shkollën “Halit Coka”, në Kamëz në kuadër të diskutimit për kufizimin e rrjeteve socilae si TikTok theksoi se këto të fundit kanë të njëjtin efekt si drogat.
Ato krijojnë varësi në bazë të faqeve që klikohen nga të miturit apo të rriturit.
Rama shtoi se mbyllja e rrjetit social TikTok është ndihmë, por jo zgjidhje, duke kërkuar më shumë bashkëpunim mes prindërve dhe mësuesve për edukimin e fëmijëve.
“Jeta virtuale ka efekt deri në shëndetin mendor të fëmijëve. Botën virutale përpiqen ta sjellin në botën reale, duke krijuar edhe akte të rënda kriminale. Sikur, faktikisht zgjat aventurën e ekranit në jetën reale ku arrin deri edhe të vrasësh, e të mos kuptosh se çfarë ke bërë
Bllokimi i TikTok është ndihmë, por jo zgjidhje. Duhet përfshirje e drejtpërdrejte e familjes, shkollës, dhe të dyja pastaj bashkë, prindër, mësuesit, dhe institucioneve të tjera.
Këto rrjete janë të shndërruara si gropa thithëse në bazë të gjërave që çdokush klikon dhe shikon aty, kanë të njëjtin efekt siç kanë drogat i bëjnë të varur nga ekrani, u japin më shumë ushqim”, tha Rama.