Vende-vende pritoret tanimë janë, por jo të kompletuara sikurse të rejat që janë vendosur së fundmi pas ndryshimit të itinerarit të disa linjave të autobusëve të Trafikut Urban.
Për qytetarët tashmë ky projekt është i vonuar. Të njëjtin mendim ka edhe paraardhësi i Bekim Brestovcit, Ilirik Musliu, raporton “Ju Flet Prishtina”.
Problem për qytetarët paraqesin edhe veturat që ndalen në rrugë dhe zënë hapësirën e autobusëve pranë stacioneve.
Saga e këtyre punimeve për pritoret synohet që të marrë fund në fundin e 2024-ës, edhe për këto që janë proces e sipër e edhe në ato vende ku mungojnë e që do të vendosen për herë të parë.
Numri i pritoreve në total është 50, derisa ato që kanë qenë të planifikuara të vendosen në qendrën e qytetit do të barten në zonat periferike dhe rurale.
Kujtojmë se Komuna e Prishtinës me 30 tetor të vitit 2019, pati nënshkruar kontratë për pritore të reja – projekt i nisur 5 vjet më parë. /Klankosova.tv