back to top
9.5 C
Tirana
E shtunë, 28 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetSali Berisha: Dashnor Sula, tradhti e thellë ndaj demokratëve dhe idealit të...

Sali Berisha: Dashnor Sula, tradhti e thellë ndaj demokratëve dhe idealit të lirisë

Ish-kryeministri dhe ish-deputeti i PD, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj emërimit të Dashnor Sulës si kryeinspektor i përgjithshëm.

Në një prononcim, Berisha e konsideroi këtë vendim si një “tradhti të lartë”, duke e krahasuar me tradhtinë ndaj atdheut dhe idealeve të demokracisë.

“Nëse tradhtia ndaj atdheut ndihet e larë, edhe tradhtia ndaj idealeve më të shenjta të demokracisë nuk ka pse të mos quhet tradhti e lartë. Është absolutisht e njëjta gjë në doktrinë”, tha Berisha.

Ai shtoi se emërimi i Sulës përbën një akt të rëndë, duke u shprehur:

“Të tradhtosh ata të cilët burra dhe gra fisnikë kanë 12 vjet që s’të kthejnë shpinën, por të mbështesin me gjithë gabimet, dhe të dalësh në kohën më të zezë të Ramës dhe të kapin flamurin e zezë të Ramës, ke kryer aktin më të lartë të tradhtisë.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat