Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Ish-kryeministri dhe ish-deputeti i PD, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj emërimit të Dashnor Sulës si kryeinspektor i përgjithshëm.
Në një prononcim, Berisha e konsideroi këtë vendim si një “tradhti të lartë”, duke e krahasuar me tradhtinë ndaj atdheut dhe idealeve të demokracisë.
“Nëse tradhtia ndaj atdheut ndihet e larë, edhe tradhtia ndaj idealeve më të shenjta të demokracisë nuk ka pse të mos quhet tradhti e lartë. Është absolutisht e njëjta gjë në doktrinë”, tha Berisha.
Ai shtoi se emërimi i Sulës përbën një akt të rëndë, duke u shprehur:
“Të tradhtosh ata të cilët burra dhe gra fisnikë kanë 12 vjet që s’të kthejnë shpinën, por të mbështesin me gjithë gabimet, dhe të dalësh në kohën më të zezë të Ramës dhe të kapin flamurin e zezë të Ramës, ke kryer aktin më të lartë të tradhtisë.”



