back to top
16.5 C
Tirana
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetSalianji mungoi në festën e PD/ Berisha: Për të qenë aty duhet...

Salianji mungoi në festën e PD/ Berisha: Për të qenë aty duhet ta ndjesh

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi sot para gazetarëve mungesën e deputetit Ervin Salianji në festën e 35-vjetorit të themelimit të partisë.

Berisha tha se për të marrë pjesë në një përvjetor të tillë, duhet ta ndiesh rëndësinë e momentit. “Nuk e ka ndjerë, për të qenë aty duhet ta ndjesh përvjetorin,” u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se mungesa e Salianjit nuk ishte një çështje politike, por lidhej me prioritetet dhe angazhimet personale.

Sipas informacioneve, ditën e djeshme Salianji ishte i angazhuar në një takim me demokratët dhe qytetarë në Gjirokastër. Ky takim ishte arsyeja për të cilën ai nuk mundi të marrë pjesë në festimin e demokratëve në Tiranë.

Komentet e Berishës vijnë pas një periudhe ku Salianji ka qenë aktiv në terren dhe në takime me bazën e partisë, duke u fokusuar në kontaktin me qytetarët dhe demokratët në qarqe të ndryshme. Berisha, në deklaratën e tij, theksoi se pjesëmarrja në përvjetor është më shumë një çështje ndjenje dhe përkushtimi ndaj historisë së partisë, sesa thjesht prezenca fizike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat