Kryeministri Edi Rama është ulur në gjunjë teksa homologia e tij italiane, Giorgia Meloni mbërriti në Sheshin Skënderbej në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.
Ky moment u shoqërua me batuta nga Giorgia Meloni, e cila u shpreh se: “E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë”.
Më pas, dy liderët shkëmbyen një përqafim në tapetin e kuq.
Ndërkohë 47-të liderë të vendeve dhe organizatave evropiane mblidhen këtë të premte për një samit njëditor në kryeqytetin e Shqipërisë, për të diskutuar sfidat e sigurisë dhe mbrojtjes në të gjithë kontinentin, me agresionin e plotë të Rusisë ndaj Ukrainës në krye të agjendës.