Taulant Seferi rikthehet të shënojë, këtë e bën kundër Rey Manaj, në fitores 2-0 që ekipi i tij siguroi përballë Sivasspor. Sulmuesi kuqezi ideoi një aksion në minutën e 49-të dhe po vetë më pas me një goditje të saktë brenda në zonë realizoi golin e parë për Bodrumspor.
Ky ishte goli i tij i tretë sezonal, po aq sa Ernest Muçi dhe një gol më pak se Rey Manaj. Manaj qëndroi në fushë për 90 minuta, por pa mundur të ndihmojë ekipin e tij në këtë transfertë.
Të premten, protagonist ishte edhe legjionari tjetër kuqezi, Ardian Ismajli. Në Serie A, në sfidën kundër Torinos, Ismajli udhëhoqi ekipin e tij me shiritin e kapitenit në krah. Ismajli gjeti dhe rrugën e rrjetës, por gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për faull ndaj portierit.
Për fat të keq, paraqitja shumë e mirë e Ismajlit nuk i shërbeu Empolit, pasi ekipi toskan pësoi një humbje minimal 0-1 përballë Torinos. Në përfundim të ndeshjes, Ismajli u vlerësua nga mediat italiane me notën 6,5.