back to top
26.5 C
Tirana
E diel, 1 Qershor, 2025
spot_img
KreuSportiShakohoxha ironizon FSHF-në: Milani me shqiptar drejtor, Shqipëria me italian

Shakohoxha ironizon FSHF-në: Milani me shqiptar drejtor, Shqipëria me italian

Gazetari i njohur sportiv Dritan Shakohoxha ka thumbuar Federatën Shqiptare të Futbollit, pas rezultateve të dobëta të drejtuesit të sektorit teknik, italiani Fulvio Pea.

Në një postim të shkurtër, por mjaft domethënës, Shakohoxha shkruan:

“Milani e ka shqiptar drejtorin, Shqipëria e ka italian ????????”

Ironia e tij vjen në një kohë kur Fulvio Pea, me një CV të diskutueshme dhe rezultate jo bindëse që nga emërimi në FSHF, është vënë në qendër të kritikave.

Ndërkohë, Milani – një nga klubet më të mëdha në histori të futbollit italian – i ka besuar drejtimin sportiv shqiptarit Igli Tare, i njohur për suksesin e tij në ndërtimin e skuadrave konkurruese gjatë viteve në Serie A.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat