Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Gazetari i njohur sportiv Dritan Shakohoxha ka thumbuar Federatën Shqiptare të Futbollit, pas rezultateve të dobëta të drejtuesit të sektorit teknik, italiani Fulvio Pea.
Në një postim të shkurtër, por mjaft domethënës, Shakohoxha shkruan:
“Milani e ka shqiptar drejtorin, Shqipëria e ka italian ????????”
Ironia e tij vjen në një kohë kur Fulvio Pea, me një CV të diskutueshme dhe rezultate jo bindëse që nga emërimi në FSHF, është vënë në qendër të kritikave.
Ndërkohë, Milani – një nga klubet më të mëdha në histori të futbollit italian – i ka besuar drejtimin sportiv shqiptarit Igli Tare, i njohur për suksesin e tij në ndërtimin e skuadrave konkurruese gjatë viteve në Serie A.



