Ish-kryeministri Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike është në listën e personave të shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar. Ky vendim i dy qeverive të mëdha vjen si pasojë e lidhjeve të tyre me raste të dyshuara korrupsioni dhe keqpërdorimesh politike.
Pas kësaj situate, përfaqësimi i PD-së në kontaktet me trupat diplomatike ka ndryshuar. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka nisur të zhvillojë takime me ambasadorët e huaj, duke u bërë zëri i PD-së në dialogun me diplomacinë.
Së fundmi, Bardhi u takua me ambasadorin gjerman në Tiranë, Karl Bergner, ku diskutoi mbi situatën politike dhe demokratike në vend. Ai theksoi se Shqipëria ka bërë hapa pas në 12 vitet e qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se vendi ka nevojë për zgjedhje të lira e të ndershme dhe institucione funksionale që respektojnë standardet europiane.
Bardhi theksoi gjithashtu se procesi i integrimit në Bashkimin Europian duhet të jetë i bazuar në meritokraci, luftë të vendosur ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke ruajtur demokracinë funksionale.



