back to top
22.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaShkarkimi dhe dënimi i parë pas Vettingut/ Bashkim Dedja në rigjykim

Shkarkimi dhe dënimi i parë pas Vettingut/ Bashkim Dedja në rigjykim

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, do të rigjykohet nga një trup gjykues tjetër në Gjykatën e Posaçme të Apelit, pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të prishur dënimin e tij.

Dedja ishte dënuar nga GJKKO me 6 muaj burg, të cilat u konvertuan në një vit shërbim prove, për akuzën e fshehjes së pasurisë. SPAK kishte kërkuar për të një vit burg.

Sipas SPAK, Dedja kishte fshehur disa pasuri në formularin e vetëdeklarimit gjatë kohës kur ishte gjyqtar. Ai është gjyqtari i parë i dënuar nga GJKKO pasi nuk kaloi procesin e Vettingut, dhe u shkarkua për mosjustifikim të pasurive.

Në prill të vitit 2021, Gjykata kishte vendosur edhe sekuestrimin e pasurive të tij, pas hetimeve për pasuritë e pakonfirmuara. Rigjykimi do të zhvillohet në Apel me trup gjykues tjetër, duke i dhënë mundësi një shqyrtimi të ri të çështjes.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat