back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 30 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaShkelje nga policia në ndalimin e Metës/ Denoncon Avokatja e Popullit

Shkelje nga policia në ndalimin e Metës/ Denoncon Avokatja e Popullit

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka deklaruar në Kuvend se gjatë hetimit të kryer nga institucioni që ajo drejton, janë konstatuar shkelje nga policia gjatë arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta.

“Kemi gjetur disa shkelje nga policia në rastin e arrestimit të Metës. Mënyra e ndalimit është bërë në kundërshtim me ligjin, sepse nuk është ruajtur dinjiteti i z. Meta. Jo vetëm në rastin e Metës, por për çdo qytetar, do të kishte shkelje nëse do ndalohej në atë mënyrë. Nuk kishte asnjë justifikim nga ana e policisë për përdorimin e forcave speciale”, deklaroi Ballanca.

Hetimi i Avokatit të Popullit nxjerr në pah mungesën e respektit ndaj dinjitetit të personave të ndaluar dhe evidenton nevojën për respektimin e procedurave ligjore në rastet e arrestimeve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat