Jonaid Myzyri, ish-kreu i Komisionit të Prokurorimeve Publike, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK), raporton gazetarja Anila Hoxha.
Myzyri është marrë i pandehur për shkelje të barazisë në procedurat e tenderimit. Hetimi lidhet me tendera për mirëmbajtjen e urës së Fanit dhe të lotit Shpal, si dhe Ura e Repsit, me një fond limit prej 219 milionë lekësh.
Çështja është duke u hetuar nga SPAK dhe do të përcaktojë nëse Myzyri ka ushtruar ndikim të paligjshëm gjatë procedurave të prokurimit publik për projektet e përmendura.



