back to top
27.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetSocialeShkolla mbyllen, fshatra zhduken/ Pasojat e rënies së numrit të nxënësve

Shkolla mbyllen, fshatra zhduken/ Pasojat e rënies së numrit të nxënësve

Sistemi arsimor parauniversitar po përjeton një tkurrje të ndjeshme, sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Statistikave. Krahasuar me vitin e kaluar, rreth 11 mijë fëmijë munguan në vitin shkollor që mbyllëm, duke prekur më shumë arsimin bazë.

Rënia më e madhe u regjistrua tek arsimi 9-vjeçar, ku rreth 7 mijë nxënës mungojnë, ndërsa gjimnazet regjistruan 2,565 nxënës më pak në vitin 2025 krahasuar me një vit më parë.

Ekspertja e edukimit, Suela Koçibellinj, shprehet se ky fenomen lidhet direkt me tkurrjen demografike dhe mungesën e politikave mbështetëse për çiftet e reja. “Në 10 vjetët e fundit nuk ka ardhur në jetë numri i duhur i fëmijëve. Ulja më e madhe në arsimin 9-vjeçar tregon qartë pasojën e mungesës së politikave sociale dhe financiare për familjet e reja”, tha Koçibellinj.

Rënia e regjistrimeve, që përllogaritet në 2.6% krahasuar me vitin e kaluar, ka çuar gjithashtu në bashkimin e disa shkollave dhe institucioneve arsimore, kryesisht në zonat rurale. Ekspertja paralajmëron se mbyllja e një shkolle dhe e një qendre shëndetësore ka një ndikim të madh në shuarjen e komunitetit.

“Të dhënat duhet të shërbejnë për ridimensionimin e politikave arsimore, për të parashikuar kontingjentet e nxënësve dhe nevojën për mësues në pesë vitet e ardhshme. Plakja e shoqërisë dhe tkurrja e popullsisë kërkon një strategji të qartë për të ruajtur arsimin dhe komunitetet”, thekson Koçibellinj.

Ndërkohë, shqetësim i veçantë mbetet efekti që kjo tkurrje ka tek zonat rurale, ku mbyllja e shkollave po krijon një efekt domino, duke dobësuar strukturat sociale dhe duke nxitur largimin e familjeve nga këto komunitete./TCH

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat