Kryeministri Edi Rama po akuzohet së fundmi se ka paguar një biletë të shtrenjtë për të parë një ndeshje basketbolli në SHBA.
Shifrat që publikohen janë të ndryshme, por nga nga Rama ende nuk ka asnjë sqarim për këtë çështje.
Gazetari Baton Haxhiu, një natë më parë në “Syri, Tv”, tha, se kryeministri duhet të bëj transparencë.
Sipas ti j çdo dhuratë duhet të deklarohet, pasi nuk është vetëm në Tiranë, por në të gjithë botën është i njëjti sistem.
“Nuk dua të bëj krahasime, pasi llogaridhënia dhe prezenca në çfarëdo ceremonie të tillë, duhet të kërkojë sqarim. Unë nuk mund të flas për sqarimin dhe as të them pse është aty, apo kush ia bëri dhuratën, ai duhet të deklarojë. Ca të them unë për ndeshjen ose charterin? Ekzistojnë dy gjëra, në mund të krijojmë një diskurs, i cili e akuzon për përdorimin e saj, dhe e akuzon Ramën për prezencën në një ndeshje basketbolli.
Nuk mund të them as më shumë dhe as më pak, se sa nëse e shkelin ligjin, atë që e kanë krijuar vetë politikanët, një ditë secili ballafaqohet me sjellje të tilla. Dikujt nuk i pritet, por së paku ë drejtësi, disa gjëra nuk bëhen pa u kopsitur mirë.
Do isha shumë i gëzuar sikur Rama të thoshte e kam blerë biletën vetë dhe kam shkuar për të parë një ndeshje basketbolli”, është shprehur ai.