back to top
6.5 C
Tirana
E enjte, 20 Mars, 2025
spot_img
KreuDrejtësia"Shpirti" / GJKKO dënon me 10 vite burg dy persona për trafikun...

“Shpirti” / GJKKO dënon me 10 vite burg dy persona për trafikun ndërkombëtar të drogës

GJKKO dënon 2 prej të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘Shpirti’ të ndërmarrë në 2021. 

Jovan Memaj u dënua në total me 8 vite burg për akuzën “kultivim I lëndëve narkotike, trafikim narkotikësh, grupi i strukturuar kriminal”, pastrim I produkteve kriminale.
Ndërsa Bernard Tahiraj është dënuar me dy vite burg për “trafikim i narkotikëve”, e kryer  në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.
 
Operacioni “Shpirti” u zhvillua në korrik 2021, ku u goditën disa grupe kriminale. Hetimi i autoriteteve italiane për 5 vite me radhë çoi në pranga 38 persona në total, mes të cilëve edhe punonjës policie dhe 2 shoqëruesit e Saimir Tahirit, Agustin Deda dhe Hekuran Marku. Në atë kohë u sekuestruan 4 milionë euro pasuri. Sipas dosjes së SPAK anëtarët e këtij grupi akuzohen se në bashkëpunim me 4 italianë dhe një shqiptar të njohur si Eltjon Bregu kanë trafikuar rreth 1 ton kanabis drejt Italisë.

Gjykimi i të pandehurve ka vijuar i ndarë  për shkak se disa kanë pranuar gjykim të zakonshëm dhe për disa të tjerë është pushuar.  Në 2023 Gjykata e Posaçme dha në total 150 vite burg për 15 persona të akuzuar si anëtarë të këtij grupi.

Anëtarët që u dënuan në 2023 

  1. Aleks Memaj- 15 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 10 vjet burg
  2. Saimir Kurti – 13 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet e 8 muaj burg
  3. Erind Hysomemaj – 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg
  4. Klajdi Ademi (Hysomemaj) – 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet
  5. Toni Kushi – 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg
  6. Mariglen Çaçi – 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg
  7. Aleksandër Neço – 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg
  8. Çezar Xhomemo – 3 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 2 vjet burg (lirohet, ka mbyll dënimin)
  9. Shkëlzen Kamberi – 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg
  10. Malton Lleshi – 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg
  11. Luan Zylyftari – I pafajshëm (akuzohej për kultivim narkotikësh & grup i strukturuar kriminal)
  12. Artan Zylyftari – 8 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
  13. Geri Zylyftari – 8 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
  14. Erind Zylyftari – 8 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
  15. Ilir Gaba – 8 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
  16. Festim Lelaj – 3 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 2 vjet burg
spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat