back to top
35.5 C
Tirana
E mërkurë, 2 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetShqipëria, destinacion i preferuar për dashamirësit e natyrës''/ Rama flet me shifra

Shqipëria, destinacion i preferuar për dashamirësit e natyrës”/ Rama flet me shifra

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se zonat e mbrojtura të Shqipërisë janë vizituar nga 867 mijë vizitorë në katër muajt e parë të vitit 2025.

Në një postim në Facebook ai ka shkruar se zonat e mbrojtura janë eksploruar nga 60 mijë vizitorë më shumë se vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.

”Vetëm në katër muajt e parë të këtij viti, 867 mijë vizitorë kanë eksploruar bukuritë e zonave tona të mbrojtura, 60 mijë vizitorë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga liqenet alpine te lagunat, nga pyjet shekullorë te Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë, Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë destinacioni i preferuar për dashamirësit e natyrës dhe aventurës”, shkruan Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat