Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se zonat e mbrojtura të Shqipërisë janë vizituar nga 867 mijë vizitorë në katër muajt e parë të vitit 2025.
Në një postim në Facebook ai ka shkruar se zonat e mbrojtura janë eksploruar nga 60 mijë vizitorë më shumë se vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.
”Vetëm në katër muajt e parë të këtij viti, 867 mijë vizitorë kanë eksploruar bukuritë e zonave tona të mbrojtura, 60 mijë vizitorë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Nga liqenet alpine te lagunat, nga pyjet shekullorë te Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë, Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë destinacioni i preferuar për dashamirësit e natyrës dhe aventurës”, shkruan Rama.



