back to top
12.4 C
Tirana
E premte, 14 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Shqipëria e meriton BE-në”/ Rama - komisioneres për Zgjerim: Ne duam lekët...

“Shqipëria e meriton BE-në”/ Rama – komisioneres për Zgjerim: Ne duam lekët tona

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë me komisioneren e zgjerimit, Marta Kos, Rama u shpreh se nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në union.

“E pritëm Marta Kos me shi, Megjithatë ia sqarova se shiu është bereqet dhe do jetë një ogur i mirë për ecurinë e planit të ri të rritjes dhe për disbursimin e fondeve shtesë për Shqipërinë.

E dashur Marta, është kënaqësi që ju presim këtu në Tiranë. Ne në rajon e kemi pritur me entuziazëm zgjedhjen tuaj sepse ju jeni edhe e BE-së dhe e jona. Duke qenë nga një vend i Rajonit që ka shkëlqyer në rrugën e vet dhe sot është një anëtar krenar i BE, Sllovenia.

Duke pasur gjakun më pranë nesh sesa pranë Brukselit, jam i bindur edhe pse ju s’do e thoni këtë. Ne jemi krenare për çka kemi bërë, ju keni arsye për të na mbështetur pa rezervë. Ne nuk e marrim mbështetjen tuaj si diçka të dhënë njëherë e mirë por si diçka të fituar çdo ditë. Mbështetja e një institucioni të madh dhe shumë kërkues siç është BE.

Jemi të vetëdijshëm që duhet ta meritojmë se duam të bëhemi pjesë e familjes së BE sepse nuk ka alternativë tjetër të lirisë individuale, të barazisë para ligjit. Nuk ka alternativë tjetër të bashkëjetesës së diversitet dhe standarteve europiane të kësaj bashkëjetese.

E shkuara na ka mësuar në mënyrën më brutale pse rruga jonë e vetme është rruga e BE. Jemi të vendosur ta përmbushim me sukses përfundimin e negociatave brenda 2027 dhe shqiptarët të marrin pasaportën e BE brenda kësaj dekade.

Kur shkojnë në aeroportet e Europës të hyjnë me atë flamurin e yjeve dhe jo nga ai korridori ku shkruhet ‘të tjerët’. Na iku jeta te të tjerët me shekujt. E Fundit, parlamenti i Shqipërisë ka në tryezë sot financimin për planin e rritjes për fondet që janë rreth 1 miliard euro të dedikuara për Shqipërinë. E dashur Marta ne duam lekët tona”-u shpreh Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat