back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 20 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetShqipëria kalon pengesën e fundit/ Hapet kapitulli final me BE

Shqipëria kalon pengesën e fundit/ Hapet kapitulli final me BE

Shqipëria ka hapur sot në Bruksel grupkapitullin e fundit të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, atë të Bujqësisë dhe Kohezionit, duke mbyllur kështu fazën e parë të procesit negociues.

Në konferencën e përbashkët për mediat, kryeministri Edi Rama u shpreh se hapja e të gjithë grupkapitujve, që një vit më parë dukej si një objektiv i largët, është sot një realitet dhe një plan pune konkret.

“Vetëm pak kohë më parë dukej e pamundur dhe ishim në pikën ku po mësoheshim me sprapsjet dhe grushtat në stomak. Por ai rrugëtim na bëri më të fortë dhe më të vetëdijshëm,” deklaroi Rama.

Kryeministri falënderoi përfaqësuesit e BE-së për mbështetjen, duke theksuar se procesi i zgjerimit po merr një vëmendje të re dhe se Shqipëria do të vijojë me të njëjtin ritëm pune.

Rama theksoi gjithashtu se mbi 90% e qytetarëve shqiptarë mbështesin anëtarësimin në BE, duke e cilësuar këtë si një nga përqindjet më të larta në kontinent.

Ai shtoi se në marrëdhëniet me BE-në “asgjë nuk duhet marrë e mirëqenë”, duke nënvizuar se suksesi i mëtejshëm varet nga puna dhe rezultatet konkrete të institucioneve shqiptare.

Me hapjen e këtij grupkapitulli, Shqipëria hyn në një fazë të re dhe më teknike të negociatave, që pritet të kërkojë angazhim të shtuar në muajt dhe vitet e ardhshme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat