back to top
13.5 C
Tirana
E premte, 17 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaShqipëria rekord në Europë për rritjen e fluturimeve/ 166% më shumë pas...

Shqipëria rekord në Europë për rritjen e fluturimeve/ 166% më shumë pas pandemisë

Shqipëria po përjeton një bum të vërtetë turistik, duke tërhequr gjithnjë e më shumë pushues të huaj dhe duke u shndërruar në një nga destinacionet më të preferuara në Europë pas pandemisë. Rritja e numrit të fluturimeve komerciale dhe zgjerimi i linjave “low-cost” kanë ndikuar drejtpërdrejt në këtë zhvillim.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia Evropiane e Statistikave, në qershor 2025, Shqipëria ka shënuar rritjen më të lartë në Europë të fluturimeve ajrore, me një rritje prej 166.4% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2019, përpara pandemisë.

Vetëm në muajin qershor, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka mirëpritur rreth 1.15 milionë pasagjerë dhe janë regjistruar 6,830 fluturime, që kanë lidhur kryeqytetin me 103 destinacione në 31 shtete, përmes 27 linjave ajrore.

Rajoni: Shqipëria në krye, rënie vetëm në Mal të Zi
Në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria kryeson me diferencë të dukshme. Pas saj renditet Bosnja dhe Hercegovina me +64.7%, Serbia me +41.4%, dhe Maqedonia e Veriut me +21.8%. Mali i Zi, në të kundërt, është i vetmi vend që ka shënuar rënie, me -3.3%.

Europa: Shqipëria para Islandës e Polonisë
Në rang europian, Shqipëria mban vendin e parë për rritje të fluturimeve, duke lënë pas Islandën (+106.9%), Poloninë, Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën.

Në anën tjetër, disa vende kanë shënuar rënie të ndjeshme të fluturimeve komerciale. Letonia udhëheq këtë listë me -30.7%, e ndjekur nga Suedia (-23.6%), Finlanda (-22.3%) dhe Sllovenia (-21.7%).

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat