back to top
7.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitet“Shteti ra”/ “AKSHI, i pari institucion që u sulmua nga hakerat iranianë,...

“Shteti ra”/ “AKSHI, i pari institucion që u sulmua nga hakerat iranianë, dalin detajet

Në Komisionin e Posaçëm “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”, ka raportuar sot drejtuesja e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj.

Kjo e fundit ka dhënë detaje në lidhje me sulmin e ndodhur nga skuadrat e Iranit, të mbështetur edhe nga shteti iranian.

“Institucioni ynë ishte i pari që u sulmua nga katër ekipe të mirënjohura.

Kuptohet ne nuk e kishim idenë fare nën çfarë sulmi ishim ditët e para. Konkretisht në datën 15 strukturat tona të sigurisë arritën të kapnin tentativat e para. Masat u morën aq sa ishte e mundur po ndërkohë sulmi i datës 16 na tregoi vërtetë forcën e kundërshtarit që kishim përballë, synimi i skuadrave ishte të infektonin beckendet. mbi 10 mijë në atë kohë”, ka thënë Karçanaj drejpërdrejt pa kuptuar se gjithçka po transmetohej në kohë reale nga faqja e Kuvendit.

Sipas saj, arsyeja pse u vendos ulja e të gjitha sistemeve të shtetit ishte sepse ende nuk diheshin pasojat e sulmit dhe nuk dihej nëse ai do të pasohej nga një tjetër edhe më i fortë.

Karçanaj vijon se në ndihmë të shtetit shqiptar ka ardhur një nga ekipet më të mira të Microfort dhe një ekip elitë e sektorit cyber në FBI.

“Edhe sikur shërbimet të mos ishin online, sulmi synonte që të fshiheshin të gjitha sistemet e shtetit.

Edhe sikur qytetarët të vazhdoheshin të shërbeheshin në sportelet fizike, pra të ktheheshim në epokën e gurit ku qytetarët nuk kishin asnjë të dhënë nuk ezksitonin. Ia dolëmn që të izolonim gjithçka në atë moment dhe sipas dy raporteve vetëm 10% e sistemet dhe të dhënave u arritën të fshiheshin.

Ishin momente shumë të vështira. Ne nuk e kishim idenë se kë kishim përballë dhe ndërkohë kishim një shtet të ç’organizuar nga ana tjetër që ndërkohë që ne e gdhinim duke u marrë me procesin kërkonin dhe me të drejtën e tyre të vazhdonim punën e përditshme e cila ishte e pamundur sepse ne vendosëm që të ulnim të gjitha sistemet e shteteve sepse nuk kishim bërë asnjë analizë ku ishim dhe nëse sulmi i tyre do të shoqërohej dhe nga një sulm më i fortë nga i cili nuk do të kishim shpëtim”, u shpreh Karçanaj.

Sipas saj shin katër skuadra ato që organizuan sulmin.

Ambasada Amerikane na suportoi me skuadrën më të përgatitur të FBI për Cyber që punuar një muaj për analizën duke dalë në të njëjtin përfundim si ne. Ndërkohë që ne ndihmonim të dyja skuadrat me analizë duhet të ngrinim edhe sistemet pasi qytetarët ishin pa shërbime. Sërish u përfshi Crisp, një nga skuadrat e Microsoft për recovery, dhe në 2 janë 10 përqindëshi që u fshi u rikuperua. Kjo për shkak se kemi Back Up-e.

Nga ky moment nisi edhe puna jonë për kalimin në aproacing 0 trust, moment kur Microsoft dhe FBI arritën në përfundimin se çfarë kishte ndodhur. Na kishin sulmuar katër skuadrat më të zgjuara të Iranit, të mbështetura nga shteti i Iranit, i kishin ndarë shumë mirë rolin, njëra për të nisur sulmin dhe krijuar terren, tjetra për të lëvizur brenda infrastrukturës sonë, një tjetër sërish për hyrjen, sepse donin siguri që do të hynin dhe e fundit skuadra e zjarrit që do të bënte wiper”, tha ajo.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat