back to top
21.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetShtyhet seanca për Shkëlqim Shehun në Kolegj Zgjedhor/ Rrëzohet ankimi i Ilir...

Shtyhet seanca për Shkëlqim Shehun në Kolegj Zgjedhor/ Rrëzohet ankimi i Ilir Alimehmetit

Kolegji Zgjedhor ka shtyrë seancën e parë për ankimimin e kandidatit të Partisë Demokratike në Kukës, Shkëlqim Shehu, për shkak të mungesës së tij.

Ndërkohë, u rrëzua ankimi i Ilir Alimehmetit, kandidatit të dytë më të votuar në listën e PD-së në Tiranë, i cili nuk arriti të fitonte mandatin pas humbjes nga Jorida Tabaku.

Më 2 qershor, pas rrëzimit të kërkesave në KAS lidhur me votën preferenciale, tre kandidatët Shehu, Alimehmeti dhe Aulon Kalaja i drejtuan çështjen Kolegjit Zgjedhor. Komisioni i Ankesave rrëzoi kërkesat me arsyetimin se përfaqësimi në ankim duhet të bëhej nga vetë Partia Demokratike.

Shehu humbi mandatin pas përmbysjes së rezultatit nga votat e diasporës, ku brenda vendit kryesonte numërimin. Ndërkaq, Kalaja vazhdon betejën në KAS, duke ngritur pretendime për votat preferenciale, përballë sfidave edhe nga brenda PD-së.

Kjo situatë krijon paqartësi të mëtejshme për përbërjen përfundimtare të deputetëve të PD në Kuvend.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat