Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo publikoi sot listën me 26 lojtarët e ftuar në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2026 kundër ndaj Anglisë dhe Andorrës.
Ai ka dalë në konferencën e zakonshme përpara mediave ku do tju përgjigjet të gjitha pyetjeve të gazetarëve në lidhje me përzgjedhjen e tij, si lënien jashtë të disa futbollistëve, por edhe për synimet e këtij kapitulli të ri për Kombëtaren.
“Do mundohem të flas pak dhe do tju le ju të flisni më shumë. Do ta nis me 4 lojtarët që nuk janë në listë dhe të dëmtuar.
Mario Mitaj ka problem në puplaxhi dhe është vendosur të operohet.
Keidi Bare ka dëmtim në pulpë dhe nuk është i disponueshëm për momentin, ka pasur komunikim mes doktorit tonë dhe Saragozës.
Me Elseid Hysajn kam komunikuar vetë dhe mund të jetë i gatshëm për tu rikthyer pas pauzës së Kombëtares për tu trajnuar me ekipin e tij.
Daku ka të njëjtin problem pra në pupalxhi, do të ketë mundësi të trajtohet për tu rikthyer shpejt me ne dhe skuadrën e tij.”, tha Silvinjo.