Ka nisur me përplasje protesta e Partia Demokratike ku situata është tensionuar menjëherë pas mbërritjes së kreut të saj, Sali Berisha, përballë Kryeministrise.
Ndryshe nga protestat e zakonshme, tubimi nuk ka pasur fjalime, por është shoqëruar me incidente që në momentet e para. Sipas raportimeve nga terreni, protestuesit kanë hedhur fishekzjarre, ndërsa Policia e Shtetit është kundërpërgjigjur menjëherë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.
Bëhet e ditur se kapsulat e gazit lotsjellës janë hedhur edhe nga tarraca e godinës së Kryeministrisë, ndërsa forcat speciale kanë ndërhyrë nga zona pranë Kuvendi i Shqipërisë.
Gjatë ndërhyrjes janë raportuar edhe arrestime mes protestuesve, ndërsa situata mbetet e tensionuar dhe në zhvillim.



