back to top
18.5 C
Tirana
E enjte, 20 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetSkandalet njëra pas tjetrës/ Tabaku: Balluku tregon krizën morale të qeverisë

Skandalet njëra pas tjetrës/ Tabaku: Balluku tregon krizën morale të qeverisë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Sipas Tabakut, ky vendim nuk është çështje personale e Ballukut, por një pasqyrim i përgjegjësisë politike të qeverisë socialiste për korrupsionin dhe skandalet që kanë prekur vendin gjatë 12 viteve të fundit.

“Ky është rasti unikal në botë ku gjykata pezullon nga detyra një zëvendëskryeministre dhe ministre, dhe ky është një zhvillim i pritshëm duke parë akuzat dhe mënyrën se si ka operuar qeveria socialiste në këto 12 vite”, shkruan Tabaku në rrjetet sociale.

Ajo shton se vendimi ndaj Ballukut tregon një krizë morale dhe politike që ka prekur qeverisjen dhe thekson se përgjegjësia nuk është personale, por politike, duke filluar nga zyra e Kryeministrit.

Tabaku kritikon gjithashtu mungesën e reflektimit dhe ndjeshmërisë nga qeveria ndaj faktit që një nga portofolët më të rëndësishëm të shtetit është nën akuzë për shkelje të barazisë në tendera, duke e konsideruar këtë si një model qeverisjeje që ka prodhuar skandale njëra pas tjetrës.

Deputetja e PD-së thekson se qytetarët meritojnë një qeverisje të përgjegjshme dhe me integritet, jo një qeveri që mbron interesat e individëve dhe tenderat me paracaktim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat