back to top
16.5 C
Tirana
E martë, 17 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaSkandali i “Bankers”/ Dalin në dritë detaje të reja nga hetimet

Skandali i “Bankers”/ Dalin në dritë detaje të reja nga hetimet

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet lidhur me dosjen e kompanisë “Bankers”.

Prokuroria e Posaçme ka komunikuar akuzat ndaj ish-administratorit Leonidha Çobo, si dhe ndaj Ritvan Zoto, Elvira Plaku dhe tre ish-punonjësve të Ministrisë së Financave.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për:

shpërdorim detyre

vjedhje për shkak të shpërdorimit të detyrës

pastrim parash

Sipas hetimeve, personat e përfshirë dyshohet se blinin toka dhe më pas i jepnin me qira me çmime të larta kompanisë “Bankers”, duke përfituar në mënyrë të paligjshme.

Çështja ishte pushuar më herët nga Prokuroria e Fierit, por më pas është rihapur nga SPAK, i cili ka thelluar hetimet mbi këtë aferë.

Hetimet për çështjen “Bankers” vijojnë ende, ndërsa pritet që prokuroria të ndërmarrë masa të mëtejshme ndaj personave të përfshirë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat