back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaSkemë e re, borxhe të vjetra/ A po e zgjat OSHEE faturën...

Skemë e re, borxhe të vjetra/ A po e zgjat OSHEE faturën e varfërisë?

Të gjitha familjet dhe bizneset që kanë fatura të papaguara të energjisë elektrike deri më 31 dhjetor 2023, do të kenë mundësinë t’i shlyejnë ato nëpërmjet skemave lehtësuese të pagesave me këste. Operatorët e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) kanë nisur zbatimin e një programi të ri aktmarrëveshjesh për pagesën graduale të detyrimeve të prapambetura.

Skema e re përfshin mundësinë e shlyerjes së borxhit deri në 240 këste mujore, me një shumë minimale 1200 lekë për këst, duke ofruar fleksibilitet dhe lehtësi financiare për kategoritë më të prekura nga kriza e energjisë dhe inflacioni.

Kush përfiton dhe si funksionon skema
Sipas OSHEE, kjo mundësi përfshin vetëm detyrimet e krijuara deri në fund të vitit 2023. Detyrimet e krijuara gjatë 2024-s dhe 2025-s nuk përfshihen në këtë aktmarrëveshje, përveç në rastet kur klientët i kanë shlyer ato më parë.

“Në respekt të angazhimit tonë social, kemi përfshirë në skemë kategoritë vulnerabël, si familjet në ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara dhe pensionistët. Këto kategori mund të zgjedhin këste minimale që variojnë nga 1200 deri në 2800 lekë në muaj,” – deklaroi Mentor Hima, Drejtor i Departamentit të Shitjes dhe Arkëtimit pranë OSHEE.

Lehtësira për pagesë të menjëhershme: ulje kamatëvonese deri në 100%
Për klientët që vendosin të shlyejnë detyrimin në një këst të vetëm, OSHEE ka parashikuar reduktime të ndjeshme të kamatave, që variojnë nga 50% deri në 100%, në varësi të kategorisë së debitorit dhe përmasës së borxhit.

Procedura e aplikimit dhe dokumentacioni i nevojshëm
Për të përfituar nga skema, qytetarët dhe bizneset duhet të paraqesin:

ID personale për individët

NIPT-in dhe ekstraktin nga QKB për subjektet juridike

Vërtetim të përgjegjësisë tatimore për bizneset që kanë aktivitet të regjistruar

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, kësti i parë duhet të paguhet brenda 7 ditëve kalendarike, ndërsa më pas duhet të vijojnë pagesat mujore sipas planit të dakordësuar, deri në përfundimin e detyrimit total.

Pse po bëhet kjo nismë?
Kjo është një prej iniciativave të OSHEE për të ulur nivelin e borxhit të akumuluar, që mbetet ende problematik për bilancet e kompanisë, por njëkohësisht për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të përballojnë detyrimet energjetike.

OSHEE thekson se mosrespektimi i marrëveshjes do të sjellë shfuqizimin e saj automatikisht dhe nisjen e procedurave ligjore për mbledhjen me forcë të detyrimeve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat