back to top
9.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetSkemë politike për të penguar drejtësinë?/ PD shpalos zvarritjet ndaj Ballukut

Skemë politike për të penguar drejtësinë?/ PD shpalos zvarritjet ndaj Ballukut

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar me forcë ndaj asaj që e cilëson si një operacion të koordinuar politik për të vonuar dhe bllokuar hetimet ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku.

Sipas PD-së, zvarritja e çështjes në Kuvend dhe në Gjykatën Kushtetuese nuk është rastësore, por një mekanizëm mbrojtës i ndërtuar për të frenuar SPAK-un dhe për të mbrojtur korrupsionin në nivelet më të larta të pushtetit.

Në reagimin e grupit parlamentar thuhet se Mazhoranca dhe Edi Rama kanë zgjedhur zvarritjen si strategji për të mbrojtur Ballukun, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese po ndjek të njëjtën linjë, duke shtyrë vendimmarrjen pa afat.

Shtyrja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve nga Kuvendi, sipas PD-së, është vetëm halla tjetër e të njëjtit zinxhir mbrojtës politik, i komanduar nga kryeministri. Partia Demokratike thekson se kjo pengon veprimtarinë hetimore të SPAK, duke i dhënë mundësi Ballukut të prishë prova dhe të ushtrojë ndikim mbi dëshmitarët.

“Çdo vonesë është shërbim i drejtpërdrejtë për Edi Ramën, për të blerë kohë kundër drejtësisë, dhe për të pandehurën Balluku, për prishje provash, intimidim dëshmitarësh dhe vijim të aferave korruptive me vlerë miliona euro”, shkruan PD në njoftimin e saj zyrtar.

Partia opozitare kërkon që Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë me përparësi çështjen, duke garantuar që SPAK të vijojë hetimet pa pengesa politike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat