31 marsi është afati i fundit për dorëzimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale (DIVA), ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se nuk do të ketë shtyrje të këtij afati.
Në rast vonese, tatimpaguesit do të penalizohen me gjobë prej 3 mijë lekësh.
Sipas drejtorit të Tatimeve, Ilir Binaj, deri më 30 mars rreth 130 mijë qytetarë kanë dorëzuar deklaratën, ndërsa pritet që numri total të arrijë në 180 mijë.
Detyrimin për plotësimin e DIVA e kanë individët me të ardhura mbi 1.2 milionë lekë në vit, ata që kanë fituar të ardhura të patatuara mbi 50 mijë lekë, si dhe personat e dypunësuar.
Në fokus janë edhe të ardhurat nga qiratë apo platformat si Airbnb dhe Booking.
Risi për këtë vit është mundësia për zbritje të shpenzimeve për arsimin e fëmijëve deri në 100 mijë lekë dhe përfitime për fëmijët në ngarkim.
Administrata tatimore paralajmëron se pas afatit do të kryhen kontrolle për deklarimet e pasakta.



