back to top
16.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaSPAK dërgon në gjykatë 33 persona të grupit “Çopja”

SPAK dërgon në gjykatë 33 persona të grupit “Çopja”

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë 33 persona të përfshirë në aktivitetet kriminale të organizatës së njohur si “Çopja”, e drejtuar nga vëllezërit Franc Gergely (Franc Çopja) dhe Hajdar Bako (Hajdar Çopja).

Sipas Prokurorisë së Posaçme, grupi është përfshirë në vrasje me pagesë, trafik ndërkombëtar të kokainës, korrupsion të funksionarëve të drejtësisë dhe policisë, si dhe në pastrim parash përmes investimeve në prona, apartamente, vila, restorante dhe biznese të regjistruara në emër të personave të tretë në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Hetimet tregojnë se grupi kriminal ka vepruar që nga viti 2006, fillimisht duke shpërndarë lëndë narkotike në Itali dhe më pas në vende të tjera të Europës, përfshirë Holandën, Belgjikën dhe Mbretërinë e Bashkuar. Pas vitit 2018, organizata u konsolidua në një strukturë të mirëfilltë kriminale dhe nisi eliminimin e kundërshtarëve në tregun e drogës përmes vrasjeve me pagesë.

Struktura e grupit përfshinte ekzekutorë, vëzhgues, informatorë, mbështetës logjistikë dhe persona që siguronin armë, automjete dhe lëndë plasëse. Hetimet zbuluan gjithashtu se disa zyrtarë të policisë dhe të drejtësisë ishin korruptuar për t’u vënë në shërbim të grupit.

Mes të përfshirëve janë edhe ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, ish-sekretarja gjyqësore Denada Toda dhe punonjësit e policisë Agustin Çinari dhe Martin Musaj, ndërsa hetimet për disa të tjerë vazhdojnë.

Organizata ka pastruar para të përfituara nga trafiku i kokainës përmes investimeve në prona dhe biznese të regjistruara në emër të personave të tretë, duke fshehur identitetin e përfituesve realë. Gjithashtu, janë përdorur zyrat e këmbimit valutor brenda dhe jashtë vendit për të transferuar shuma të mëdha parash për pagesa droge, investime dhe vrasje.

SPAK ka dokumentuar përfshirjen e grupit në vrasje dhe tentativat për eliminim të individëve, duke përfshirë rastet e Endrit Alibej, Arben Dylgjeri, Erdal Duranay, Klevin Baho, Andi Zylyfi dhe Klevis Kapllanit, si dhe disa tentativa për grabitje me armë dhe vjedhje të mëdha në Rinas dhe Fier.

Në kuadër të hetimeve, janë sekuestruar mbi 40 prona, përfshirë vila, apartamente dhe toka në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, si dhe llogari bankare në monedha të ndryshme, përfshirë ato në emër të Bashkim Lika dhe Maklen Mici. Vendime për sekuestrim të pasurive janë marrë më 29 korrik dhe 10 shtator 2024.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat