Një vendim gjykate ka mundësuar që SPAK dhe BKH të kryejnë kontrolle në pronat dhe bizneset e Artan Dulakut, të njohur si bos i ndërtimit dhe medias. Hetimi fokusohet kryesisht tek pronat e Ushtrisë, përfshirë “portin e Limionit” në Sarandë, për të cilin dyshohet se është përfshirë në manipulime kontraktuale për marrjen në përdorim.
Operacioni është ende në vijim, ndërsa SPAK ka bindur gjykatën se kontrollet janë të domosdoshme për të siguruar prova mbi përfshirjen e Dulakut dhe bashkëpunëtorëve të tij në këtë çështje.
Kontrollet përfshijnë jo vetëm pronat dhe bizneset e Dulakut, por edhe disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të vendit, të cilët mund të kenë pasur rol në procedurat e dyshimta për portin ushtarak./weblajm