back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 21 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetSPAK përplaset me PS/ Debat mbi qasjen në provat e USB-së për...

SPAK përplaset me PS/ Debat mbi qasjen në provat e USB-së për Ballukun

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë dakorduar për shtyrjen e mbledhjes së radhës së Këshillit të Mandateve, ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për autorizim për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Ende nuk ka një datë të caktuar për mbledhjen e ardhshme, ndërkohë që mbetet diskutimi mbi mënyrën se si do të trajtohen provat e ofruara nga SPAK.

Avokati i Ballukut, Ardian Kalija, ka kërkuar zyrtarisht shtyrjen e mbledhjes, duke argumentuar se i duhet kohë për përgatitjen e mbrojtjes së klientes së tij. Ai kërkon që të ketë mundësinë të njohë në detaje provat dhe materialet e dorëzuara nga SPAK për të përgatitur një argumentim të plotë ligjor.

Një nga çështjet kryesore që ka shkaktuar debat është USB-ja me provat e SPAK. Socialistët mendojnë se materialet duhet të shqyrtohen brenda në mbledhje dhe nuk duhet t’i jepen anëtarëve për të aksesuar vetë provat. Ndërsa prokurorët e SPAK kanë deklaruar se anëtarët e Këshillit të Mandateve mund të aksesojnë USB-në dhe t’i kenë provat individualisht, duke siguruar që të gjitha informacionet të jenë të qasshme për secilin prej tyre.

Shtyrja e mbledhjes dhe mosmarrja e një vendimi të menjëhershëm pritet të zgjasë procesin dhe të shtojë tensionet mes partive politike dhe organeve të drejtësisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat