Reni Ashiku, i konsideruar si një nga bashkëpunëtorët e afërt të ish-ministres së Bujqësisë, Frida Krifca, u paraqit sot në ambientet e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku u mor në pyetje në lidhje me hetimet për abuzimin e dyshuar me fondet e IPARD.
Ashiku rezulton të jetë administrator i kompanisë Converse Management Consulting (CMC), ndërsa hetimet po fokusohen te mënyra e menaxhimit dhe shpërndarjes së fondeve të programit IPARD, një skemë financiare e mbështetur nga Bashkimi Evropian për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale.
Në këtë çështje është kallëzuar edhe ish-ministrja Frida Krifca, ndërsa organi i akuzës po verifikon procedurat e ndjekura dhe përgjegjësitë e mundshme të personave të përfshirë.
Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të plota mbi rolin konkret të secilit prej të dyshuarve, ndërsa hetimet nga SPAK vijojnë.



