back to top
31.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaSPAK në gjurmët e Veliajt dhe bashkëshortes/ Apeli lë në fuqi sekuestron...

SPAK në gjurmët e Veliajt dhe bashkëshortes/ Apeli lë në fuqi sekuestron e apartamentit

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për sekuestrimin e një apartamenti luksoz që dyshohet se është përdorur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa. Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK), sekuestrimi është miratuar me arsyetimin se prona është në pronësi të një kompanie që po hetohet për lidhje të mundshme me aktivitete të paligjshme.

Gazetarja Anila Hoxha, raportoi se pas konfirmimit të sekuestrimit, në ambientet e SPAK ka mbërritur avokati mbrojtës i Erion Veliajt, për një seancë me dyer të mbyllura. Kjo seancë zhvillohet në përputhje me procedurën ligjore për informimin periodik mbi ecurinë e hetimeve nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

Ndërkohë, nuk dihen ende detaje mbi burimin e saktë të dyshimeve të SPAK, por kjo lëvizje konsiderohet si pjesë e një hetimi më të gjerë për pasuritë e zyrtarëve të lartë dhe lidhjet e tyre me biznese private.

Çifti Veliaj-Xoxa nuk ka dhënë ende një reagim publik lidhur me vendimin e Apelit dhe ecurinë e hetimit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat