back to top
32.5 C
Tirana
E martë, 8 Korrik, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaSPAK nuk është mbi ligjin/ Manja kërkon transparencë dhe rezultate

SPAK nuk është mbi ligjin/ Manja kërkon transparencë dhe rezultate

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, e cilësoi SPAK-un si një nga arritjet më të prekshme të reformës në drejtësi, gjatë tryezës së organizuar për vlerësimin e arkitekturës institucionale të Prokurorisë së Posaçme. Por ai paralajmëroi se pavarësia nuk mund të jetë qëllim në vetvete, nëse nuk shoqërohet me mekanizma të qartë dhe efektivë të llogaridhënies.

“Fuqia pa kontroll nuk garanton drejtësi. Pavarësia është thelbësore, por pa llogaridhënie, ajo kthehet në vetë-referencë,” deklaroi Manja.

Ministri theksoi se ekzekutivi ka një rol mbështetës e jo ndërhyrës ndaj SPAK-ut, duke kontribuar në sigurinë fizike të prokurorëve, burimet financiare dhe ndërveprimin institucional. Ai shtoi se bashkëpunimi ndërinstitucional duhet të garantojë efikasitet dhe integritet, pa cënuar ndarjen e pushteteve.

“Ne kemi nevojë për një drejtësi që jo vetëm të jetë e pavarur, por të japë edhe llogari për rezultatet që prodhon – në mënyrë transparente, etike dhe profesionale,” përfundoi ministri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat