back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 26 Nëntor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaSPAK shtrëngon rrethin/ Dosja “Bankers” shkon drejt hetimeve për grup të strukturuar...

SPAK shtrëngon rrethin/ Dosja “Bankers” shkon drejt hetimeve për grup të strukturuar kriminal

Prokuroria e Posaçme ka publikuar zyrtarisht veprat penale mbi të cilat po zhvillon hetimet për aferën e “Bankers Petroleum”, pasi dosja u transferua nga Prokuroria e Fierit për kompetencë te SPAK.

Sipas të dhënave të regjistrit të transparencës për muajin tetor, SPAK ka regjistruar procedim penal për një sërë veprash të rënda penale që lidhen me dyshime për skema mashtrimi financiar dhe korrupsion të funksionarëve shtetërorë.

Akuzat e regjistruara nga SPAK për çështjen “Bankers Petroleum” janë, krijimi i skemave mashtruese të TVSH-së, fshehja e të ardhurave, pastrimi i produkteve të veprës penale, shpërdorimi i detyrës, moskryerja e detyrave nga organet tatimore,  korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë, pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal si dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

Hetimet janë regjistruar në bazë të neneve 144/a, 180/3, 181/a, 287, 28, 260, 248, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Zhvillimet e fundit në dosje

Një muaj më parë, të arrestuarit në lidhje me këtë aferë u paraqitën në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) ku kërkuan ndryshim të masës së sigurisë. Gjykata ende nuk ka dhënë vendim përfundimtar në lidhje me kërkesat e tyre.

Transferimi i dosjes te SPAK pritet të çojë në thellimin e hetimeve dhe verifikimin e skemave financiare të dyshuara që lidhen me aktivitetin e kompanisë “Bankers Petroleum”, si dhe të rolit të zyrtarëve publikë në këtë çështje.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat