back to top
22.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaSPAK-Meta: Vendoset fati i paraburgimit pas 8 muajsh

SPAK-Meta: Vendoset fati i paraburgimit pas 8 muajsh

Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 20 qershor, ora 11:30, për të shqyrtuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024.

Gjyqtari i hetimit paraprak, Erjon Çela, do të vendosë mbi kërkesën e paraqitur nga mbrojtja për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një më të butë.

Sipas avokatëve, në rastin “Meta” janë shkelur afatet procedurale, pasi kanë kaluar më shumë se 8 muaj paraburgim, ndërkohë që SPAK nuk ka dorëzuar periodikisht informacionin dy mujor të detyrueshëm mbi ecurinë e hetimit.

Më 27 maj, SPAK shpalli zyrtarisht të pandehur Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, ish-kryetaren e LSI dhe bashkëshorten e tij, nën akuzat për:

Korrupsion pasiv dhe aktiv,

Pastrimin e produkteve të veprës penale,

Fshehjen e pasurisë.

Dosja ndaj Metës dhe Kryemadhit përfshin tre hetime të mëdha:

Afera CEZ-DIA,

Skandali i lobimit të LSI në SHBA,

Hetimi i pasurisë dhe transaksioneve të dyshuara.

Tashmë, mbrojtja kërkon lirimin nga qelia në pritje të gjykimit, ndërsa vendimi i 20 qershorit pritet me interes të lartë publik dhe politik.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat