back to top
13.5 C
Tirana
E diel, 22 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetProtesta me tensione/ Sulm me molotovë ndaj forcave të rendit

Protesta me tensione/ Sulm me molotovë ndaj forcave të rendit

Një protestë e nisur këtë pasdite para Kryeministrise është shoqëruar me tensione të forta mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Sipas raportimeve nga terreni, situata është përshkallëzuar menjëherë pasi një pjesë e protestuesve kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarre në drejtim të Policia e Shtetit.

Prania e forcave të shumta policore në zonë ka qenë e menjëhershme, ndërsa efektivët kanë ndërhyrë për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të shmangur përhapjen e dhunës.

Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare për të lënduar apo të arrestuar, ndërsa tensionet vijojnë dhe situata mbetet e paqëndrueshme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat